MASHTI dhe MSH paditen të martën nga komunat, u dëmtuan mbi 35 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 21 August 2022
Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka deklaruar se më 23 gusht, komunat do ta padisin Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë, pasi janë dëmtuar me mbi 35 milionë euro. Kjo për shkak se niveli qendror kishte nënshkruar kontratën kolektive, derisa barra financiare iu kishte vendosur komunave.
Ibrahimi në një intervistë për KosovaPress, ndër të tjera flet edhe për investimet kapitale dhe zhvillimin ekonomik, për çka thotë se mbi 100 milionë euro nuk janë investuar në nivelin lokal.
Komunave, sipas tij, iu ka dal problem mjaft i madh me zbatimin e kontratës kolektive. Kjo pasi qeveria ka detyruar që ajo të zbatohet me para të komunave.
“Më 23 gusht përfaqësuesit ligjor dhe juridik të komunave të Republikës së Kosovës, do të deponojnë padi ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Pra, komunat janë mobilizuar dhe të gjitha së bashku të martën do ta deponojmë padinë. Në bazë të analizave të Asociacionit të Komunave të Kosovës, vlerësohet se dëmi i cili i është shkaktuar komunave me zbatimin e kontratave kolektive duke iu marrë mjetet financiare komunave, është mbi 35 milionë euro dhe ne kemi kërkuar dhe do të kërkojmë përsëri që këto mjete t’iu barten komunave në mënyrë që projektet kapitale, të cilat janë të parapara të zbatohen me këto mjete financiare dhe të gjejnë zbatim. Pra, të gjitha këto mjete financiare shkojnë drejtpërdrejt në dobi të qytetarit. Ju janë marrë padrejtësisht komunave sepse kontratat janë nënshkruar nga niveli qendror, kurse barra financiare i ka rënë komunave”, thotë ai.
Ndërsa lidhur me investimet kapitale, Ibrahimi thotë se mjetet e parapara janë shpenzuar.
Sipas tij, shumë projekte të cilat kanë qenë të parapara të investohen në komunat e Kosovës janë ndaluar nga niveli qendror për shkak të mosfunksionalizimit të bordit të OSHP-së.
“Është parë që rreth 11% e të gjitha mjeteve financiare në Republikën e Kosovës të parapara apo të destinuara për investime kapitale janë shpenzuar. Kjo është për keqardhje sepse është hera parë që është duke ndodhur një gjë e tillë, se një përqindje jashtëzakonisht e vogël e investuar në Republikën e Kosovës, dhe me këtë edhe zhvillimi ekonomik lokal nuk është duke ndodhur për shkak se nuk ka investime por gjithashtu mund të themi se shumë projekte të cilat kanë qenë të parapara të investohen në komunat e Kosovës, janë ndaluar nga niveli qendror për shkak të mosfunksionalizimit të bordit të OSHP-së, ku janë mbi 80 apo 100 milionë euro të cilat në nivelin lokal nuk janë investuar, po ashtu edhe rritja e çmimeve. Kjo përqindje e ulët në investime kapitale ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në operatorët ekonomik privat”, vijoi Ibrahimi.
Ai foli edhe për Asociacionin e Komunave Serbe.
“Besoj që Qeveria e Kosovës mund ta krijojë një ekip i cili është paraparë me marrëveshje 2013 por edhe me marrëveshjen kornizë 2015, që të fillojë hartimin e statutit të këtij mekanizimi i cili më pastaj do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për verifikim se a është në plotni me frymën kushtetuese apo jo”, shton Ibrahimi.
Më tej, Ibrahimi ka thënë se drejtoret komunal të cilët janë të organizuar në kolegjiumin e arsimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, kanë ngritur shqetësim për furnizimin me librat shkollor.
“Me dijeninë tonë vetëm në një komunë janë dërguar librat shkollor dhe po presim që furnizim me librat shkollor të ndodhë edhe në komunat tjera sepse është koha jashtëzakonisht e shkurt. Shpresojmë që MASHT-i ta marrë këtë shumë më seriozisht dhe jo të veprojë si vitin e kaluar”, thotë Ibrahimi, duke shtuar se të gjitha shënimet të cilat janë të kërkuara nga niveli qendror drejtuar nivelit lokal janë përmbushur dhe pritet që niveli qendror t’i dërgojë librat shkollor në komunat e Kosovës./kp/

Të tjera
-
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat paraprake mbi pjesë...
-
Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve ...
-
Raportohet se Rama po pret rezultatin zgjedhor në selinë e partisë
Eskorta e kryeministrit shqiptar Edi Rama, është parë te selia e partisë ...
-
Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve ...
-
Rrahje mes pesë personave në Viti, vihet në përdorim edhe arma e zjarrit
Gjatë ditës së sotme në Ballancë të Vitisë janë rrahur mes vete pesë persona,...
-
Ilir Meta lajmërohet nga burgu: Të mbrohet çdo votë e koalicionit,narkoshteti po jep shpirt
Ilir Meta deklaron për parregullësi nga ana e Edi Ramës, për të cilin thotë s...
-
Agron Shehaj flet për Exit Pollin: Shpresoj që do të jemi më shumë
Agron Shehaj nga Partia Mundësia ka thënë se po presin rezultatert zyrtare, d...
-
Dalin rezultatet e dy kutive, PS në Vorë feston me fishekzjarre
Rezultatet e dy qendrave të votimit elektronik në Vorë kanë bërë që Partia So...
-
Baton Haxhiu ia kthen Sali Berishës: Kur bëja sondazhe doktor për ty, më besoje
Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës...
-
PS deklarohet – shpall fitoren pavarësisht vendimit të KQZ-së për Vorën
Partia Socialiste ka reaguar mbi procesin zgjedhor, duke vënë akuza ndaj KQZ-...
-
Osmani në Mauthausen të Austrisë: Aty ku njerëzimi njohu tmerrin premtuam sërish – kurrë më
Presidentja Vjosa Osmani qëndroi në Mauthausen të Austrisë, së bashku me udhë...
-
Exit Polli: Garë e nxehtë në Shkodër, këto janë mandatet e Ramës dhe Berishës
Sipas Exit Pollit të Baton Haxhiut, garë e nxehtë pritet të jetë në Shkodër. ...