MASHTI: 130 mijë aplikantë i kanë pranuar mjetet për tekstet shkollore, të tjerëve do t’iu dalin në fillim të javës së ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 09 September 2023
Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka njoftuar të shtunën se deri tani janë proceduar për pagesë 130 mijë aplikantë për subvencionimin e teksteve shkollore.
Ai ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të procedohet edhe pjesa tjetër.
“Nga MAShTI janë procesuar për pagesë pas verifikimit 130,000 aplikantë dhe në fillim të javës së ardhshme do të procedohet pjesa tjetër. Kjo procedurë po vazhdon dhe të gjithë aplikantëve do të ju transferohen mjetet”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, duke shtuar se janë në koordinim edhe me institucionet relevante që transferimi të bëhet në intervale sa më të shpejta kohore.
Ai tutje ka thënë se nga platforma eKosova kanë pranuar gjithsej 178 mijë e 580 aplikime.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), njofton se deri sot nga platforma eKosova kemi pranuar 178,580 aplikime nga të cilat, 105,404 aplikime nga klasat I-V për tekste dhe materiale shkollore dhe 73,176 aplikime nga klasat 6-9, të cilët tashmë i kanë tekstet shkollore dhe kanë aplikuar për mbështetje për materiale shkollore. Platforma do të jetë e hapur për aplikim deri në fund të muajit shtator”.
Sipas tij, nga Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Inspektorati i Arsimit nuk është raportuar për asnjë shkollë në Republikën e Kosovës që nuk është duke e mbajtur procesin mësimor për shkak të mungesës së teksteve.
“Platforma eKosova ka 812,000 përdorues të cilët marrin shërbime. Ndër shërbimet tjera është edhe moduli për aplikimin për tekstet dhe materialet shkollore, i cili është i thjeshtë dhe zgjatë shumë pak. eKosova ofrohet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit e cila po vazhdon të ofrojë mbështetje në funksionimin e platformës”, ka bërë të ditur Kelmendi.
Sidoqoftë, për ta lehtësuar edhe më shumë këtë proces të aplikimit për pjesën e mbetur të atyre që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të aplikojnë, zëvendësministri i Arsimit ka thënë se do të ofrojnë edhe asistencë fizike nëpër komuna.
“Lokacionet për secilën komunë do t’i bëjmë publike bashkë me institucionet tjera mbështetëse. Për informimin tuaj, procesi i furnizimit me tekste shkollore me këtë praktikë është shumë më i shpejtë sesa me praktikat e aplikuara në vitet e mëhershme. I falënderojmë të gjithë prindërit, mësimdhënësit dhe të gjithë punëtorët e arsimit për angazhimin në këtë proces”, ka përfunduar ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...