MASHT i përkushtuar për realizimin e reformave në arsim
Autori: Gazeta inFokus
13:49 | 01 Mars 2018
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilën bisedoi për zhvillimet aktuale në sektorin e arsimit.
Me këtë rast, ministri Bytyqi tha se janë angazhuar maksimalisht për të krijuar kushte për një arsim cilësor në të gjitha nivelet dhe se MASHT mbetet e përkushtuar dhe do të vazhdojë me këmbëngulësi që të realizohen plotësisht reformat në arsim.
Ndërsa, sa i përket gjetjeve nga raporti i projektit të KE-së -së mbi rishikimin funksional të kapaciteteve të MASHT, ministri Bytyqi tha se do të angazhohen të përmbushin rekomandimet e dala nga ky raport.
Në drejtim të kësaj, ministri Bytyqi tha se do të zhvillohen takime intensive me të gjitha departamentet në MASHT, për çka do të bëjmë një plan veprimi, ndërsa theksoi nevojën e bashkëpunimit me ekspertë të jashtëm me qëllim të përmirësimit të gjendjes, përmbushjes së rekomandimeve, në funksion të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë.
Nga ana e saj, Apostolova konfirmoi gjetjet dhe rekomandimet nga raporti mbi Rishikimin Funksional të kapaciteteve të MASHT, njëherësh ofroi bashkëpunim dhe mbështetje të mëtejme profesionale aty ku është e nevojshme.

T� tjera
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...

































