Lajme

MASHT-i pa plan strategjik për gjithëpërfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 08 June 2018

Ekspertë të çështjeve të arsimit e kanë kritikuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për mungesë të planit konkret që do të ndikonte në gjithëpërfshirjen e fëmijëve në edukimin parashkollor, shkruan sot Koha Ditore.

Shkalla e ulët e përfshirjes së fëmijëve që ndjekin këtë nivel të shkollimit është kritikuar së fundi edhe në Raportin e Progresit. Raporti ka konstatuar se vetëm 18% e fëmijëve nga mosha 0-5 vjeç janë pjesë e institucioneve parashkollore.

“Regjistrimi i ulët i fëmijëve në nivelin parashkollor mbetet brengosës, pra Kosova duhet të rrisë ofrimin e institucioneve të kujdesit për fëmijë”, thekson Raporti i Progresit 2018.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera