MASHT kërkon ndërprerjen e mësimit për nxënësit me grip, në një shkollë në Prishtinë mungojnë 75 nxënës
Autori: Gazeta inFokus
10:55 | 11 Shkurt 2018
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) ka shpall epideminë e gripit sezonal nga ku ka rekomanduar Ministrinë e Arsimit që të udhëzojë shkollat që fëmijët e prekur më grip të ndalën në shtëpi. Menjëherë pas kësaj, MASHT-i ka ndërmarrë hapa.
Në dy javët e fundit, një epidemi e gripit e ka përfshitë Kosovën. Më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit. Gripi ka alarmuar edhe shkollat.Lajmi.net ka mësuar që Ministria e Arsimit në bazë të një rekomandimi të IKSHP-së ka rekomanduar të gjitha institucionet edukativo arsimore që të përcjellin gjendjen e nxënësve, ata më shenja të gripit të mos shkojnë në shkollë.
Numri i mungesë të nxënësve në shkollat e Prishtinës, për shkak të gripit është enorm. Mbi 70 nxënës po mungojnë në ditë në SHFMU “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.
“E kemi marrë edhe atë urdhëresë të MASHT, por komuna e Prishtinës ka dy javë që na ka urdhëruar që të përcjellim ankesat e nxënësve. Përafërsisht që dy javë në shkollë mungojnë prej 70 deri në 75 nxënës që nuk është e zakonshme për statistikat tona. Ne mbajmë statika, dhe më herët kanë munguar maksimumi 20 nxënës. Në shkollën tonë janë 1200 nxënës. Këto mungesa kanë të bëjnë me përhapjen e gripit, pasi ne çdo herë ua thërrasim prindërit nxënësve dhe po shohim që ata po mungojnë për këtë arsyeje”, tha për lajmi.net Shpresa Shala, drejtoreshë në SHFMU “Xhemail Mustafa” në Prishtinë.
Ndërkaq, Skënder Llalloshi, drejtor në SHFMU “Gjergj Fishta” në Prishtinë tha se, shkolla e tyre numëron rreth 1065 nxënës dhe se kohëve të fundit është rritur numri i mungesave për shkak të gripit. “Në këto dhjetë ditët e fundit ka mungesa shumë më të theksuara. Minimumi i nxënësve që mungojnë është 32, ndërsa maksimumi 38 ka qenë”, i tha lajmi.net, drejtori Llalloshi.
Lajmi.net e posedon një shkresë të MASHT e cila i është dërguar të gjitha drejtorive komunale të Kosovës, ku i ka njoftuar lidhur me epideminë e gripit sezonal dhe masat që duhet të ndërmerren.
“Të nderuar drejtor. Bazuar në shkresën e IKSHPK -së të datës 8.02.2018 për situatën aktuale epidiomilogjike në Kosovë, në veçanti të problematikës së masave parandaluese të gripit sezonal, IKSHPK ka konstatuar se kemi epidemi të gripit sezonal dhe duhet të vazhdohet edhe për një kohë më përcjelljen e mungesave të nxënësve në shkolla më qëllim të parandalimit të gripit.
Prandaj, MASHT bazuar në këto rekomandime, sugjeron të gjithë përgjegjësit e institucioneve arsimore që: Të gjithë fëmijët më simptoma dhe shenja të gripit ( temperaturë e lartë, rrjedhje të hundëve, dhembje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhembje koke-barku e muskujsh), ti shmangën kontaktit më fëmijët e shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi duke iu përmjaltur rekomandimit të mjekut”, thuhet në këtë sugjerim të MASHT për institucionet edukative arsimore në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, para pakë ditëve ka informuar se gjatë javës së pestë të vitit 2018, në Kosovë janë raportuar 6.451 raste të gripit (Incidenca=353,7 /100.000), që paraqet rritje prej 55.5% krahasuar me javën e kaluar, derisa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rritje të numrit të përgjithshëm të rasteve.Në bazë të situatës aktuale, Instituti Kombëtar konstaton se kemi të bëjmë me epidemi të gripit sezonal.
“Rekomandojmë që Ministrin e MASHT që të njohtojnë të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme (publike dhe private) se të gjithë fëmijët dhe nxënësit me shenja dhe simptoma të gripit (Temperaturë e lartë, lodhje, rrjedhje të hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku e muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut”, thuhet ndër të tjra në komunikatën e IKSHP-së.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...





























