Lajme

MASHT-i ka planifikuar 3 milionë euro për një kolegj privat në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 11 May 2017

Anëtarët e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe teknologji e kanë kundërshtuar shqyrtimin dhe miratimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare të arritur në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe organizatës holandeze “Stitching SPARK” mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica (IBCM).

Komisioni e ka konsideruar të jashtëligjshëm financimin e një institucioni privat, shkruan sot Koha Ditore.

Njoftimi për këtë marrëveshje ishte bërë teksa po mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës, javën e kaluar. Komisioni për këtë arsye kishte thirrur mbledhje urgjente. Temë ishte shqyrtimi i një projektligji përmes së cilit parashihej mbështetja financiare e një kolegji privat.

-Advertisement-

Shuma e paraparë për ta financuar kolegjin nga Mitrovica është rreth 600 mijë euro në vit, pavarësisht se nuk parashihej askund në buxhetin e MASHT-it, prej 47. 287. 848 eurosh të këtij viti. Anëtarja e Komisionit, Teuta Haxhiu, e ka quajtur shqetësuese mënyrën se si u është dërguar marrëveshja për shqyrtim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera