MASHT-i jep sqarim për peticionin e studentëve
Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 16 March 2018
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me qëllim të informimit të drejtë të studentëve të universiteteve publike dhe kolegjeve private, ka sqaruar në lidhje me pikat e Peticionit për plotësimin e kërkesave të studentëve të Republikës së Kosovës.
Përkitazi me pikat e mëposhtme (të peticionit), MASHT sqaron si në vijim:
Të japin llogari për gjendjen në të cilën është Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe të japin llogari për përjashtimin e saj nga EQAR.
Pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga EQAR, MAShT është duke kryer punët e saj në përputhje të plotë me rekomandimet e Kuvendit të Kosovës.
Buxheti për arsimin e lartë në vitin 2019 të jetë për të paktën 50% më i madh se sa në vitin 2018. Përmes kësaj rritje duhet të rriten edhe buxhetet e universiteteve publike dhe të investohet në infrastrukturën e arsimit të lartë.
Ne vazhdimisht jemi duke kërkuar që të rritet buxheti për sektorin e arsimit në përgjithësi dhe arsimi të bëhet prioritet qeveritar. Pra, me rritjen e buxhetit për sektorin e arsimit, do të jenë mundësitë më të mëdha që të kemi më shumë buxhet për Arsimin e Lartë, dhe jo vetëm.
Ndërtimin e objektit të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore.
Në lidhje me ndërtimin e objektit në fjalë, sqarojmë se nuk është përgjegjësi e MAShT, por e Universitetit të Prishtinës. MAShT e ka dhënë kontributin e saj në ndërmjetësim për zgjidhjen e kësaj çështje rreth hapësirës për ndërtim që ishte mes Universitetit të Prishtinës dhe Komunës së Prishtinës, dhe kjo tashmë është zgjidhur nga Këshilli i ri i UP-së, i emëruar nga ministri Bytyqi.
Ndërtimin e objektit të Fakultetit Ekonomik.
Kjo është çështje që i takon Universitetit të Prishtinës. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e gatshme të mbështesë UP-në në proces.
Sigurimin e bursave për universitetet publike në të cilat tash e disa vite nuk dhurohen mjetet e kërkuara nga MASHT-i.
MAShT çdo vit ndanë mjete për bursat e studentëve për secilin universitet publik. Ne do të bëjmë një komision që do të verifikojë se ku janë shpenzuar këto mjete të cilat janë ndarë për bursat e studentëve, dhe nëse komisioni konstaton se kjo vijë buxhetore është shfrytëzuar për diçka tjetër, atëherë do të pasojë ndëshkimi sipas Ligjit për Buxhetin. Në vitet në vazhdim, ne do të angazhohemi qe të ndahen më shumë mjete për bursat e studentëve.
Pajisjen e fakulteteve me laboratorë të kërkimit shkencor.
Ne vazhdimisht këto raste i mbështesim brenda mundësive që kemi në varësisht nga kërkesat që na vijnë nga fakultetet.
Shtimin e numrit të bibliotekave, përmirësimin e kushteve në ato aktuale dhe pasurimin e tyre me literaturë në gjuhën shqipe.
Kjo është çështje që i takon universiteteve, por gjithsesi edhe ne do të japim kontributin tonë si MAShT, varësisht nga kërkesat.
Sigurimin e qasjes pa pagesë për studentët dhe stafin akademik të institucioneve të arsimit të lartë në platformat elektronike shkencore.
Kjo gjë duhet të bëhet në bashkëpunim me universitetet.
Ofrimin e mundësive të punësimit për studentë. Përvoja vullnetare që ata marrin gjatë studimeve të tyre, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, nuk u njihet si përvojë pune.
Kjo çështje nuk i takon MASHT-it.
Sigurimin e praktikës profesionale në institucione apo agjencione shtetërore apo private.
Në vitin e kaluar një mundësi e tillë ka ekzistuar në MASHT, por me ardhjen e Ministrit Bytyqi kjo është ndalur. Njëkohësisht, kërkojmë llogari nga ai për mbylljen e kësaj mundësie për studentë.
Ekziston një marrëveshje në fuqi (edhe pse deri më tani nuk ka pas vijë buxhetore), që mundëson angazhimin e punës praktike për 50 studentë të universiteteve publike, kundrejt një pagese për 3 muaj.
Ne nuk kemi ndryshuar asgjë nga kjo marrëveshje dhe pritet që në muajin prill të hapet thirrja për aplikime për punë praktike.
Pavarësimin financiar të universiteteve tjera publike, si domosdoshmëri për funksionimin e tyre.
Kjo gjë rregullohet përmes statutit të tyre, i cili duhet të miratohet në Kuvend.
Të tjera
-
Tetë mjekë dhe dy profesorë s’e kanë deklaruar fare pasurinë, ja lista
Më 12 mars ka qenë afati i fundit kur mjekët dhe profesorët është dashur të b...
-
Po garonin me vetura, policia gjobit dy shoferë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë janë gjobitur dy vozitës, të cil...
-
Haradinaj: Kosova humbi një mik të shquar, senatori Lieberman ishte mbështetës i fuqishëm i luftës sonë të drejtë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pa...
-
Bujar Osmani pret që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës në prill
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka përshën...
-
Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe
Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në...
-
Kurti sot bën homazhe në Besianë dhe Izbicë të Skenderajt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot to të bëjë homazhe te varrezat e anë...
-
Ministri Maqedonci pret homologun kroat, ministrja Haxhiu atë austriake
Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë Ivan Anushiq sot do të qëndrojë për vizitë z...
-
Varr*oset sot gruaja që u vr*a aksidentalisht në derë të shtëpisë në Prishtinë
Sot varroset Zejnije Gubetini – Gashi, e cila u vra aksidentalisht natën e 26...
-
E rëndë në SHBA/ 22 vjeçari sulmon me thikë kalimtarët në Illinois, 4 të vd*ekur dhe 7 të plagosur
Katër persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në ...
-
Vazhdon edhe sot gjykimi në Hagë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë sot procesi gjyqë...
-
Sot mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale
Sot do të mblidhet Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale...
-
Kosova shënoi sukses, krejt çka ndodhi dje në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së
Kosova e ka kaluar me sukses votimin e djeshëm në Komitetin e Asamblesë Parla...