Lajme

MASHT-it i shkojnë huq përgatitjet për mbrojtjen e nxënësve në këtë shkollë të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 14 September 2020

Kohë për përgatitjen e mësimit për dy javë si duket i ka shkuar huq, Ministrisë së Arsimit.

Kësaj Ministrie iu dishtën edhe 14 ditë për të bërë përgatitjet e duhur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit nëpër shkolla, shkruan Gazeta Infokus.

Në bazë të një fotografi të publikuar në shkollën “Ahmet Gashi”, masat parandalues të përhapjes së koronvairusit, nuk është duke respektuar.

Të grumbullor , pa maska e distancë shihen nxënësit e kësaj shkolle.

Përderisa MASHTI kishte deklaruar se të gjitha përgatitjet kanë përfunduar.

Kujtojmë që sipas një njoftimi të MASHT’it, faza e parë, në të cilën janë përfshirë niveli parashkollor dhe klasat 1,2,3,6 dhe 10 fillon mësimin të hënën, më 14 shtator sipas skenarit A (me prezencë në shkollë), ndërsa klasat 4 dhe 5 fillojnë mësimin në të njëjtën datë, sipas skenarit A ose B, pra me prezencë në shkollë, ose mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e task forcës në nivel të DKA-së dhe shkollës.

Ndërkohë, faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë./Gazeta Infokus.

Të tjera