Lajme

MASHT-i planifikon mësimin online edhe për shkollat e mesme dhe ato profesionale

Autori: Gazeta inFokus 23:03 | 29 March 2020

Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka njoftuar se kanë dërguar udhëzues në të gjitha Drejtoritë e Arsimit në Komunat e Kosovës (DKA), për mësim online për shkollat e mesme dhe ato profesionale.

Bajrami përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook ka thënë se MAShTI ka rekomanduar platformën ZOOM, ku edhe është dërguar udhëzuesi se si të përdoret kjo platformë.

“Përpos ofrimit të mësimit në distancë për klasat 1-9 në tri gjuhë, MAShTI javën që lamë pas ka dërguar udhëzues në të gjitha DKA-të, për mësim online për shkollat e mesme dhe shkollat profesionale. MAShTI ka rekomanduar paltformën ZOOM, ku kemi dërguar edhe një udhëzues se si të përdorët kjo platformë, duke mos kufizuar shkollat që të përdorin vetëm këtë platformë”, thuhet në njoftimin e ministres Bajrami.

-Advertisement-

Ajo shton se komunat janë të obliguara  të ju dalin në ndihmë shkollave për funksionalizim të këtyre platformave për mësim në distancë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera