Lajme

MASHT-i mohon që testi i maturës u shpërnda online, faktet thonë ndryshe

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 12 June 2019

Maturantët e rajonit të Prishtinës janë mobilizuar që të kopjojnë për testin e Maturës, ku pjesa e parë e këtij testi do të mbahet sot, ata kanë krijuar grupe të ndryshme në rrjetet sociale si Facebook, Viber e të tjera.

Ashtu sikur viteve të kaluara në grupet e krijuara maturantët pritet të shkëmbejnë pyetjet dhe përgjigjet e testeve kështu duke ndihmuar njëri-tjetrin që ta kalojnë këtë test të arritshmërisë.

Por kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Fehmi Hysenaj ka thënë për Telegrafin se maturantët nuk do të mund të hyjnë në test me telefona kështu që gjasat për kopjim janë të vogla.

-Advertisement-

“Asnjë komisioner nuk do të fillojë testimet pa u siguruar që asnjë nxënës të mos ketë telefon, pyetjet maturantët ende nuk i kanë marrë do të fillojnë të shpërndahen pas orës 10:00”, deklaroi Hysenaj.

Ai bëri të ditur se për shkak të procedurave të Bankës Botërorë, nuk kanë arritur që t’i ndalin valët e telefonave në objektet ku mbahet testi i maturës.

Ndërkohë nw njw grup në Facebook “Testi i maturës 2019” njw grup i nxwnws kanw dwrguar fotografi nga salla ku po mbahen testi duke kwrkuar pwrgjigjet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera