Lajme

MASHT-i ia jep afër 30 mijë euro Institutit të anëtarit të Nismës

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 13 October 2018

Afër 30 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) një trajnim 6-ditor i punëtorëve të saj në hotelin “Mediteran”, në Budvë të Malit të Zi.

Ky trajnim nga fusha e administratës, i cili ka nisur në fund të muajit shtator, është mbajtur në dy grupe, të cilat kanë mbajtur nga 3 ditë trajnim, shkruan sot Koha Ditore.

Trajnimet i ka mbajtur Instituti Kosovar për menaxhim (KMI), që është biznes i regjistruar në emër të gruas së anëtarit të partisë Nisma Socialdemokrate, Ilir Rexhepi. Deri para 1 viti, Rexhepi ka qenë drejtor menaxhues në këtë institut. Por ishte detyruar të hiqte dorë nga kjo pozitë pasi Agjencia Antikorrupsion kishte hapur rast ndaj tij, meqë ai mbante disa pozita udhëheqëse në institucione publike.

-Advertisement-

Burime të gazetës brenda MASHT-it kanë treguar se kjo ministri ia ka paguar KMI-së, 600 euro për person për ndjekjen e këtij trajnimi nga fusha e administratës. Në listën e pjesëmarrësve në trajnim, sipas emrave që i ka siguruar gazeta, ka pasur arkivistë, recepsionistë, asistentë administrativë e përkthyes të MASHT-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera