Lajme

MASHT-i heq dorë nga profilizimi i mësimdhënësve

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 15 October 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka hequr dorë nga procesi i profilizimit të mësimdhënësve prej klasës së parë deri në të pestën, edhe pse vetë ajo kishte planifikuar që këtë ta niste nga ky vit shkollor.

Iniciativa synonte që mësimdhënësi të mos e përcjellë një gjeneratë në pesë vjetët e parë të shkollimit, por që secili mësues të jetë i profilizuar për një klasë të caktuar. Për këtë çështje MASHT-i në fillim të vitit kishte formuar një grup punues i cili është marrë me analizimin e këtij procesi.

Grupi ka zhvilluar debate në nivel të Kosovës për të parë mendimet e mësimdhënësve dhe të drejtorëve të shkollave rreth këtij plani, shkruan sot Koha Ditore.

-Advertisement-

Këshilltari për media në Ministrinë e Arsimit, Valmir Gashi, ka bërë të ditur se grupi punues ka vendosur që të mos bëhet profilizimi. Kjo, meqë, sipas tij, grupi ka vlerësuar se Kosova ende nuk është e gatshme për diçka të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera