MASHT e MPB koordinojnë luftën kundër drogës në shkolla
Autori: Gazeta inFokus
17:00 | 22 December 2017
Zëvendësministri i MASHT, Arbër Geci dhe zëvendësministri i MPB, Selami Shkodra mbajtën takim për koordinimin e strategjisë kombëtare kundër drogave në shkolla.
Sipas komunikatës për media të dërguar nga MASHT, Geci shprehu gatishmërinë e MASHT për t’u angazhuar në krijimin e mekanizmave parandalues për përdorimin e substancave narkotike në shkolla si dhe në vizita shkollore jashtë vendit.
Ai tha se MASHT, përmes programeve edukative dhe kurrikulave, sistematikisht angazhohet në informimin dhe edukimin e të rinjve për pasojat që vijnë nga keqpërdorimi i këtyre substancave. Zëvendësministri Geci potencoi se MASHT do të luajë një rol kyç në fuqizimin e projekteve kundër përdorimit të drogave si dhe ka angazhim të plotë për të zhvilluar edhe fushata të vetëdijesimit të të rinjve.
Gjithashtu, Geci shtoi se kurrikulat janë të formuara konform edukimit të nxënësve në aspektin shëndetësor, gjë që do t’i ndihmojë ata që përmes lëndëve mësimore adekuate të arrijnë të kuptojnë pasojat e përdorimit të këtyre substancave narkotike.
Zëvendësministri i MPB-së Shkodra i cili udhëheq dhe koordinon strategjinë kombëtare kundër narkotikëve, shprehu vendosshmërinë e Ministrisë së Brendshme për të intensifikuar angazhimet e veta në luftimin e pakompromis të dukurive negative nëpër shkolla. Ai pohoi se MPB ka bërë një seri vizitash dhe aksionesh nëpër shkolla në mënyrë që të ketë ndikim pozitiv te të rinjtë dhe të arrihet vetëdijesim në lidhje me këtë dukuri negative e cila fatkeqësisht po shënon ngritje kohëve të fundit.
Mbështetje e madhe do të jepet edhe nga ICITAP, ku përfaqësuesja e ICITAP-it nga Ambasada Amerikane dhe këshilltarja e lartë e MPB Drita Perizic shprehu interesim të madh dhe gatishmëri për të ndihmuar këto dy ministri në arritjen e synimeve të tyre drejt parandalimit të përdorimit të substancave narkotike./Infokusi.com

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
































