Lajme

MASHT e ka obligim ligjor sigurimin e teksteve shkollore

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 07 October 2021

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (ASK), Sazan Ibrahimi, ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e ka detyrim ligjor që t’i sigurojë tekstet shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se detyrë e komunave dhe drejtorive të arsimit është që tek MASHTI t’i dorëzojnë statistikat se cilat libra nevojiten për të zhvilluar procesin mësimor.

“Nga qershori komunave iu është bërë me dije që tekstet nga klasa e parë deri në të pestën, tekstet për nxënësit e klasës së tetë, tekstet alternative për klasën e gjashtë dhe shtatë, si dhe tekstet shkollore për lëndët e gjuhës gjermane dhe frënge do të dorëzohen nga Ministria Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Duhet pasur parasysh se për sigurimin e teksteve shkollore obligim ligjor e ka MASHT dhe jo komunat”.

-Advertisement-

“Komunat kanë pasur pesë ditë afat të plotësojnë një katalog për nevojat e teksteve shkollore për nxënësit e shkollave në të gjithë Kosovën. Ato të dhëna janë paraqitur në formë digjitale, aty janë paraqitur saktësisht se sa nxënës kanë nevojë për libra”.

“Drejtorët komunal që janë në terren kanë konstatuar që përgjegjësia ndaj nivelit qendror (MASHTI)-it është kryer me dorëzimin e katalogëve, ku aty qartë shihet se cili është numri i nxënësve që kanë nevojë për tekste shkollore”,ka thënë Ibrahimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera