Lajme

MASHT do të ndajë 681 bursa studentore

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 21 December 2018

Buxheti i ndarë për bursat studentore nga Ministria e Arsimit është rritur në 600 mijë euro, dhe do t’u ndahet 681 studentëve, secilit në vlerë prej 880 eurosh.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, teksa ka thënë se tash studentët meritorë do të marrin bursa të dinjitetshme.

”Në bazë të Udhëzimit Administrativ për ndarjen e bursave dhe në bazë të raportit të komisionit të veçantë vlerësues për bursat, kam marrë vendim për ndarjen e bursave për 681 studentë meritorë nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik në Kosovë. Me kërkesën time buxheti për bursat është rritur nga 200 mijë në 600 mijë euro dhe studentët meritorë tashmë marrin një bursë të dinjitetshme në vlerë prej 880 euro”, ka njoftuar Bytyqi përmes një postimi në facebook.

-Advertisement-

Ky vendim ka hyrë në fuqi sot, pas nënshkrimit nga ministri Bytyqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera