Ekonomi

“Masat tregtare nuk e ndihmojnë ekonominë e vendit”

Autori: Agnesa Çitaku 16:50 | 07 November 2018

Vendimi i qeverisë së Kosovës për masën tregtare për produktet e Serbisë nuk do të ndihmoj ekonominë e vendit.

Kështu deklaron njohësi i çështjeve ekonomike, Lulzim Beqiri.

Ai për Gazetën inFokus ka thënë madje se qeveria fillimisht duhet të mbështes prodhuesit kosovarë e me pas të marrë vendime të tilla.

-Advertisement-

“Jam shumë skeptik se ky vendim do të ndihmoj ekonomisë së Kosovë, Qeveria e Kosovës fillimisht do të duhej të mbështes prodhuesit vendor për të rritur kapacitetet prodhuese dhe teknologjike, me pastaj të aplikoj tarifa, gjithmonë në koordinim me faktorin ndërkombëtar, me buxhetin e vitit 2019 nuk parashihet ndihme e theksuar për prodhuesit e Kosovës dhe kjo është shqetësuese.”, ka thënë ai.

Pavarësisht se e ka konsideruar vendimin e drejtë, Beqiri ka shtuar se ndikon në marrëdhëniet ne CEFTA-në.

“Vendimi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për tarifë prej 10% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosna është vendim i drejtë, duke analizuar barrierat që Serbia i ka ndaj prodhuesve vendor, por me marrëveshjen, CEFTA është e paraparë që të gjitha produktet dhe mallrat në mes shteteve që janë anëtare të CEFTA-s të lëvizin në mënyrë të lirë pa vendosjen e taksave të ndryshme, Kosova është aktualisht kryesuese e CEFTA-s, siç dihet CEFTA është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se situate aktuale e Kosovës është e papërshtatshme për aventura të tilla.”, ka shtuar ai.

Ndërsa ka shtuar se Kosova nuk do të mund të mbuloj të gjitha kërkesat.

“Aktualisht Kosova nuk ka kapacitet për t’i mbuluar nevojat e veta për mallrat e konsumit, aktualisht mendoj se nuk ka rrezik të rriten çmimet sepse kompanitë kanë stoqe dhe nuk po besojë që marrin një veprim të tillë, po ashtë e vërtet se edhe zyrtarët e BE-së e kanë kundërshtuar një veprim të tillë, mirëpo Kosovës vazhdimisht po i bëhet e padrejtë nga BE-ja kur është në pyetje Serbia, shteti serb nuk lejon mallrat e Kosovës të qarkullojnë lirshëm në territorin serb, duke detyrua shoferet e maunave të heqin tabelat me RKS dhe maltretime tjera burokratike, e BE hesht nga ky veprim.”, ka thënë ai.

E si zgjidhje, Beqiri ka propozuar largimin për disa vite nga CEFTA.

“Nëse Kosova ka vendos me i hyrë kësaj sfide do të parapëlqeja qe fillimisht te largohej nga CEFTA, për disa vite derisa te arrihet edhe efekti i tarifës dhe te disiplinohet shteti serb për demet qe po ia shkakton ne arenën ndërkombëtare me parat e vet kosovarëve.”, ka përfunduar ai.

Ndryshe gjatë ditës ka pasur reagime të shumta rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës prej 10 % për disa produkte që prodhohen Serbi dhe Bosnja e Hercegovina.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka përkrahur vendimin. Ai madje ka shtuar se edhe kompanitë private duhet të përkrahin këtë vendim.

“Kam kërkuar ka qenë e lidhur me destrikutivitetin dhe dëmet 30 milionëshe që i shkakton vetëm implementimi i marrëveshjes për energji ku është kërkuar ndoshta një taksë e tillë për me kompensua këtë dëm. Dje Qeveria ka marr një vendim të cilin e kemi përkrahur në kuptim të interesit shtetëror dhe besoj që edhe kompanitë dhe sektori privat do të rreshtohet në këtë drejtim, pasi që ne kemi nevojë të pozicionohemi dhe ta shikojmë mundësinë edhe për riorientim ekonomik besoj në pjesën që lidhet me eksportet me përkrahjen e prodhimit tonë, por normalisht edhe me tregjet tjera”, ka thënë Rukiqi.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha ka thënë se ky ligj do të përkrahje për prodhuesit vendor.

“Është vendim i duhur, gjithmonë kemi kërkuar në marrëdhënie shtetërore bilaterale me Serbinë dhe Bosnjën të sillemi si shtet. Ne kemi pasur produkte të shpeshta që vijnë nga Bosnja dhe Serbia të cilat shiten në Kosovë nën kosto të prodhimit, një bllok i Serbisë shitet më lirë se që shitet në Serbi , qumështi nga Bosnja në Kosovë shitet më lirë se sa që shitet në Bosnje kjo është shkelje drastike e marrëveshjes së CEFTA-së, prandaj është vendim i duhur i Qeverisë që ka reaguar ndaj këtyre dy shteteve.”, ka thënë ai.

Vetëm gjatë 9 muajve të parë të këtij viti, shteti serb ka eksportuar në Kosovë mbi 300 milionë euro.

Në të dhënat e Doganë së Kosovës dërguar Gazetës inFokus thuhet se vlera e produkteve që Serbia ka eksportuar në Kosovë gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti saktësisht është 318 milionë e 558 mijë euro

E sasia e kësaj vlere arrin mbi 800 milionë kilogramë ose saktësisht 830 milionë e 922 mijë kilogramë./Gazeta inFokus

Lexo edhe: Kosova bleu 300 milionë euro mallra nga Serbia për nëntë muaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera