Lajme

Masat shtrënguese të Trump rrezikojnë sektorin privat kubanez

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 17 June 2017

Presidenti amerikan Donald Trump shpreson të dobësojë ekonominë e regjimit komunist duke marrë masa shtrënguese lidhur me shkëmbimet me Kubën, por këto masa rrezikojnë të dëmtojnë aktivitetin e sipërmarrjes private , e cila është shumë e varur nga turizmi.

Përveç sanksioneve tregtare që kanë në shënjestër ushtrinë kubaneze, Trump do të përforcojë kontrollet gjatë udhëtimeve të amerikanëve në ishull duke iu rikthyer zbutjes së tyre gjatë mandatit të paraardhësit të tij Barack Obama, në kuadër të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve në fund të vitit 2014.

Shumë ndërmarrje amerikane kanë shprehur hapur shqetësimin e tyre ditët e fundit lidhur me këto masa siç është rrjeti i hotelerisë ”Starwood”, i cili inauguroi para një viti hapjen e një hoteli ”Sheraton” në Kubë.

-Advertisement-

Sipas ekspertëve, masat shtrënguese mund të ndikojnë në uljen e numrit të rezervimeve në udhëtimet me kroçera, në hotele dhe në kompanitë ajrore amerikane.

“Kjo është një tronditje e madhe për ekonominë kubaneze dhe sektorin privat pasi prekin dy burimet kryesore të rritjes ekonomike, turizmin dhe sektorin privat’’, tha në ekonomiste kubaneze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera