Lajme

Masat për të hyrë në Kosovë me tri vaksina, kryetari i Bujanovcit me kërkesë për Kurtin

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 24 January 2022

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka njoftuar se i ka shkruar kryeministrit Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë rreth masave shtrënguese për hyrje-daljet në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Nagipi përmes një postimi në rrjetin social ‘Fcaebook’, ka treguar se në letrën dërguar ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve të Bujanovcit.

Ai poashtu ka shkruar se i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.

-Advertisement-

“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Arifi.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera