Lajme

Masat e reja, Trafiku Urban del me njoftim të ri

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 15 January 2021

Për shkak të ndryshimit të masave antiCovid, ka ndryshuar edhe orari i qarkullimit të Trafikut Urban.

“Trafiku Urban Prshtinë” ka njoftuar se do të qarkullojë deri në orën 21:30

“Sipas Vendimit të Qeverisë Nr.09/58 i publikuar në Gazetën Zyrtare me dt. 15.01.2021, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë deri në orën 21:30”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjithashtu ata kanë njoftuar se kanë të drejtë të bartin maksimumi deri në 25 udhëtarë.

‘Vlen kufizimi gjatë pandemisë max. 25 udhëtarë/autobus. Vendose maskën për ta mbrojtur vetën dhe të tjerët! Për më shumë sqarime, të kontaktoni Qendrën e Thirrjeve përmes telefonave në dispozicion apo aplikacionit Viber:045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, ka shkruar në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera