Lajme

Masat e reja/ Rukiqi thotë se bizneset duhet të mbështeten 40% për paga dhe qira

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 31 October 2020

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pas njoftimit për vendosjen e masave të reja në vend, shkruan IndeksOnline.

Rukiqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se bizneset që po kufizohen duhet të mbështeten financiarisht 40 % nga Qeveria.

Kjo pasi, sipas tij, bizneseve që i është përgjysmuar orari i punës duhet të zvogëlojnë shpenzimet, që nënkupton të largojnë punëtorë nga puna.

-Advertisement-

Postimi:

Per masat e reja: Bizneset qe po kufizohen duhet te mbeshteten financisrisht

Kufizimi i orarit te punes ne disa sektore…

Posted by Berat Rukiqi on Saturday, October 31, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera