Lajme

Masat e reja për parandalimin e koronavirusit, Ministria mban konferencë në orën 15:00

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 26 September 2020

Ministria e Shëndetësisë do të mbajë sot konferencë për media me fillim nga ora 15:00.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSH’ja ka bërë me dije se në këtë konferencë do të diskutohet për masat e reja dhe situtën epidemiologjik rreth COVID-19.

“Sot në ora 15:00 në Ministri të Shëndetësisë do të mbahet konferencë për media. Temë e konferencës do të jenë masat e reja dhe situata epidemiologjike rreth Covid -19. Gjithashtu, do të komunikohen edhe raporti ditor i rezultateve Covid-19 dhe raporti i të hospitalizuarve në ShSKUK”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera