Masat e reja anti-COVID, Letra e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar komunave të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 18 April 2021
Ministria e Shëndetësisë për më pak se tre orë do të propozojë masat tjera që do të merren në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, e cila është paralajmëruar se do të mbahet sot në ora 19:00.
Mirëpo për zbatimin e plotë të këtyre masave Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga komunat që të bashkërendojnë aktivitet dhe të zbatojnë të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës.
Letra e plotë e Ministrisë së Shëndetësisë:
Me qëllim të informimit paraprak dhe të koordinimit me Komunat e Republikës së Kosovës lidhur me masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19, ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ndër të tjera do t’i propozojë Qeverisë së Republikës së Kosovës, që:
– Vendimi të zbatohet në të gjithë Republikën e Kosovës;– Institucionet publike dhe private të arsimit të vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të rregullt sipas udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në institucionet e arsimit të të gjitha niveleve;
– Shërbimet e gastronomisë të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre në përputhje me udhëzuesin e përkohshëm për aplikimin a masave për parandalimin dhe luftimin e COVID – 19 në sektorin e gastronomisë, përmes së cilit vendosën masa për respektimin e distancës në mes të tavolinave dhe përcaktimit të numrit maksimal të personave të lejuar për metër katror;– Qendrat tregtare të zhvillojnë veprimtarinë duke respektuar me përpikëri masat sipas udhëzuesit të veçantë për qendrat tregtare;– Kufizimi i orarit të lëvizjes të mbetët në fuqi sipas rekomandimit të IKSHPK-së.
Të tjera
-
Presidenti Biden bën thirrjen: Të miratojmë shpejtë ndihmat për Ukrainën dhe Izraelin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu të mërkurën mbështetjen...
-
Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës
Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e dip...
-
Një tërmet ka goditur Turqinë
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë pas mesna...
-
Anketa e IRI: 83% e kosovarëve e shohin Serbinë si kërcënimin kryesor
Në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Serbia konsiderohet si kërcënimi më i m...
-
Moti sot me rrebeshe shiu e shkarkime rrufesh
Për të enjten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dh...
-
Euractiv shkruan për kërkesat e QUINT-it karshi Kosovës para anëtarësimit në KiE
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës gjatë ditës së martë ka rekoman...
-
Ngjarjet e datës 18 prill
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikë...
-
Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës...
-
Kaplohet nga zjąrri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga ...
-
1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dh...
-
Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrąra, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar minist...
-
Kamberi thotë se rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14...