Masat anticovid: Kërkohet heqja e orës policore, hapja e klubeve dhe sallave të dasmave
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/11/dasma-5-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:54 | 02 November 2021
Përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit janë takuar sot me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ushtruesen e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.
Në njoftimin e OHK-së bëhet e ditur se në takim janë paraqitur kërkesat që ka ky sektor.
“Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave z. Afrim Muqici dhe z. Driton Hoti, si dhe me drejtorin ekzekutiv z. Visar Demolli, pas presioneve të shumta për takim me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, sot kanë mbajtur takim me zëvendëskryeministrin z. Besnik Bislimi si dhe U.D e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku”, thuhet në njoftim.
OHK-ja ka bërë të ditur se po kërkohet zgjatja e orarit të punës, lejimi i punës për sallat e dasmave dhe klubeve të natës, e po ashtu të hiqet ora policore.
“Kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë: 1. Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate; 2. Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së; 3. Të hiqet ora policore; 4. Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme; 5. Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit; 6. Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve; 7. Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve; 8. Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm; 9. Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe; 10. Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Odës së Hotelerisë së Kosovës:
MBAHET TAKIMI MES PËRFAQËSUESVE TË OHTK DHE KRYEMINISTRISË!
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me drejtorët e departamenteve të estradës dhe të sallave të dasmave z. Afrim Muqici dhe z. Driton Hoti, si dhe me drejtorin ekzekutiv z. Visar Demolli, pas presioneve të shumta për takim me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë, sot kanë mbajtur takim me zëvendëskryeministrin z. Besnik Bislimi si dhe U.D e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku.
Kërkesat konkrete të përfaqësuesve të OHTK-së ishin si më poshtë:
1. Zgjatja e orarit të punës për të gjitha kategoritë deri në ora 01:00 pasmesnate;
2. Lejimi i punës për sallat e dasmave dhe clubet, sipas manualit të IKSHPK-së;
3. Të hiqet ora policore;
4. Të zgjatet afati për uljen e TVSH% nga 18% në 8% të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme;
5. Të fillojnë organizimet e ahengjeve në bazë të manualit;
6. Të bëhet përkrahja financiare ndaj bizneseve;
7. Të bëhet subvencionimi i pagave të punëtorëve;
8. Të mbulohen shpenzimet e qirave për bizneset nga viti 2020-2021 që kanë punuar pjesshëm;
9. Të bëhet kompensimi i bizneseve që nuk kanë punuar fare gjatë kësaj kohe;
10. Për të hyrë në lokale t’u kërkohet certifikata e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testi RT-PCR negativ për COVID-19 jo më i vjetër se 72 orë ose dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 në të kundërtën inspektoriati të merret me atë biznes;
Përfaqësuesit tanë përveq kërkesave që patën, u zotuan para kryeministrisë se nëse gjendet një alternativë që çdo biznes hoteliero/turistik të punojë njësoj pa u standardizuar, atëherë do të zotohen që do t’u bëjnë thirrje çdo pronari të biznesit e në veçanti pronarëve të sallave të ahengjeve të ndryshme për t’u kërkuar që në rast se duan të hapen dhe të punojnë do t’i respektojnë çdo masë e cila do të dalë nga qeveria e Kosovës, në të kundërtën do ta pësojë jo vetëm me dënim por edhe me mbyllje për një kohë të caktuar.
Pas këtij zotimi zëvendëskryeministri z. Besnik Bislimi qe i gatshmëm që këto kërkesa t’i drejtojë tek këshilli ndërministror në mënyrë që me shqyrtu mundësinë për akomodimin e këtyre zotimeve nga OHTK.
Ne mbesim në pritje të një përgjigjje sa më të shpejtë, dhe shpresojmë në lajmin që edhe për sektorët e kufizuar deri më tani të ketë alternativë pune ashtu siç ka për të tjerët që veqse kanë filluar punën!
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/Prince-Comodita.jpg)
Të tjera
-
Kạnosi tre policë, arrestohet një burrë në Obiliq
Një person është arrestuar në Obiliq pasi ka kanosur tre zyrtarë policorë. ...
-
Osmani: Medalja olimpike e Distrias, ogur i mirë për garat në vazhdim
Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë para kthimit në vendin tonë i ka vizituar sp...
-
Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës
Menjëherë pasi Parlamenti Evropian, më 18 korrik, ka konfirmuar Ursul...
-
ARKEP: Kosova ka 1 milion e 891,934 përdorues të telefonisë mobile
Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka njo...
-
Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për t’iu ndihmuar palestinezëve
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia mund të hyjë në Izr...
-
Aksident në Suharekë, vdẹs këmbësorja 58-vjeçare
Mbrëmë ka ndodhur një aksident në Suharekë, ku një automjet ka goditur një kë...
-
Kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovën
Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet, po pre...
-
Analiza e REL: Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës
Menjëherë pasi Parlamenti Evropian, më 18 korrik, ka konfirmuar Ursula von de...
-
Sot nënshkruhet marrëveshja për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë
Sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për financimin e rru...
-
Trump sulmon Harris/ Ndizet fushata, zëvendëspresidentja e sfidon: Të pres në debat!
Donald Trump e etiketoi Zëvendëspresidenten Kamala Harris si një “liberale të...
-
Sot shpallet aktgjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut
Gjykata Themelore në Ferizaj javën e kaluar ka njoftuar se të hënën e 29 korr...
-
SHBA-të fajësojnë Hezbollahun për sulmin në Lartësitë e Golanit
Shtetet e Bashkuara fajësuan të dielën grupin Hezbollah me bazë në Liban për ...