Masast e reja anti-Covid: Kufizime edhe në burgje
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 22 January 2022
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë disa masa kufizuese në burgje, pas rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë.
Sipas njoftimit të SHKK-së, do ndalohen vizitat familjare, vikendet për të burgosurit dhe vizitat në lokalet e veçanta.
“Ndalimin e vizitave familjare për të gjitha kategoritë e të burgosurve; Ndalimin e vikendeve për të dënuarit nëpër institucionet korrektuese; Ndalimin e vizitave në lokalet e veçanta”, ka njoftuar SHKK-ja.
Ndërkaq, për të burgosurit janë dhënë udhëzime për të zëvendësuar veprimet që u ndalohen.
Atyre do t’u lejohet aplikimi i sistemit virtual të komunikimit “Skype” për të mundësuar kontaktet me familjet, sipas rutinës së përcaktuar nga Institucioni: “Lejimin e numrit të shtuar të thirrjeve telefonike gjatë kësaj periudhe; Pastrimi i rrobave për të paraburgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet ne njoftim.
“Nga këto masa përjashtohen: Institucioni i Avokatit të Popullit; Mbrojtësit (avokatët) në rastet kur gjykimi është në zhvillim”, njofton Shërbmi korrektues.
Këto masa do të hyjnë në fuqi nga sot.
Të tjera
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...