Lajme

Masakroi gruan me thikë, shqiptari konfuz në deklaratat e tij para policisë italine

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 17 September 2017

Shqiptari 49-vjeçar, Kujtim Hasanaj që vrau para dy ditësh ish-bashkëshorten e tij rumune në Itali është shfaqur shumë konfuz para policisë. Ai nuk ka mundur të shpjegonte motivin e vrasjes.

Sipas repubblica.it, shqiptari nuk ka qenë i kthjellët në momentin e marrjes në pyetje edhe pse ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij.

Të martën në mëngjes, pritet të dalë autopsia e turpit të viktimës, ndërsa të hënë është seanca për të akuzuarin pranë gjykatës së Vercellit. Ata kishin një djalë 24-vjeçar, dhe çifti ishte ndarë tre vjet më parë.

-Advertisement-

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policisë pas të bërtiturave të gruas. Ndërsa shqiptari pretendohet të jetë bërë xheloz, pasi ish-gruaja e tij po u shoqërohej me dike tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera