Lajme

Masakrën në Universitetin e Pragës, dyshohet se dorasi e paralajmëroi në rrjetin social ‘Telegram’

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 22 December 2023

Republika Çeke është tronditur dje pas një sulmi të armatosur në ambientet e Universitetit të Karlit në Pragë, ku mbetën të vrarë 14 studentë dhe u plagosën 25 të tjerë, dhjetë prej tyre rëndë.

I dyshuar për këtë sulm është një student i po këtij Universiteti dhe bëhet fjalë për 24-vjeçari David Kozak tashmë i ekzekutuar nga Policia atje.

Siç raportojnë mediat në mbarë botën, thuhet se Kozak para se të bente sulmin me armë në drejtim të studentëve a kishte paralajmëruar një gjë të tillë në rrjete sociale pak orë para se të ndodhte edhe masakra.

-Advertisement-

Sipas portalit britanik, “TheMessenger”, dyshohet se ai ka njoftuar masakrën në rrjetin social ‘Telegram‘.

David K. dyshohet se ka deklaruar në rrjetin social Telegram se do të bënte një masakër në universitet dhe se mund të vriste edhe veten. Ai shkroi në rusisht dhe theksoi se ishte frymëzuar nga Alina Afanaskina, vajza 14-vjeçare që hapi zjarr në një shkollë në Bryansk, Rusi, në fillim të dhjetorit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur pesë të tjer dhe më pas Afanaskinova vrau veten.

David K. thuhet se shkroi se ajo nuk vrau mjaft njerëz dhe se ai do të përpiqej ta rregullonte atë. “Ajo më ndihmoi shumë”, dyshohet se ka shkruar David K. në Telegram, duke shtuar se gjithmonë ka dashur të vrasë dikë.

Ai ka shkruar se i urren të gjithë dhe se të gjithë e urrejnë dhe se ka në plan të lërë pas sa më shumë dhimbje. Postimi i fundit i takon datës 19 dhjetor, kur shkruan për zhurma të padurueshme në vesh.

Ndërkaq, Policia tha se po hetonte nëse profili ishte vërtet i lidhur me personin që kreu masakrën në qendrën strikte të Pragës. Asgjë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera