Lajme

Masakra në Bucha improvizohet para parlamentit gjerman

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 07 April 2022

Disa mijëra protestues u shtrinë përpara parlamentit gjerman për të dënuar masakrën në Bucha, si dhe për të kërkuar një embargo të menjëhershme të importit për naftën dhe gazin rus. Ata mbanin flamurin kombëtar të Ukrainës, demonstruesit zgjodhën selinë së Bundestagut si një thirrje që të merren masa për të ndalur luftën.

Një nga organizatorët e demonstratës ishte lektorja e shkencave politike në Shkollën Ekonomike të Kievit, Oleksandra Keudel, e cila aktualisht është duke bërë kërkime pas doktoraturës në Universitetin e Lirë të Berlinit. Në lidhje me ngjarjet e fundit në Bucha dhe Mariupol, Keudel tha se bota po shikon të gjitha masat që janë marrë deri më tani, por sipas saj ato nuk mjaftojnë.

“Mesazhi ynë kryesor është: ju lutemi mos prisni derisa një Bucha tjetër e tmerrshme të ndodhë për të marrë masat që Europa dhe bota mund të bëjë tashmë tani. Pra, ndaloni së reaguari, filloni të veproni tani.”

-Advertisement-

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, është shprehur se do të ndalojë importet e naftës dhe gazit rus sa më shpejt të jetë e mundur. Protesta të njëjta u zhvilluan edhe në Tbilisi, Gjeorgji për të dënuar ngjarjet në qytetin ukrainas Bucha.

Dhjetëra njerëz organizuan një protestë të shtrirë, jashtë ndërtesës së parlamentit, disa me duar të lidhura pas shpine. Protestuesit u shprehën se gratë dhe fëmijët po përdhunohen, mijëra burra lidhen dhe torturohen dhe vriten pa asnjë arsye dhe se ky është gjenocid nga Rusia./tvklan.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera