Masakra e Reçakut, Vulin: “Shqiptarët” s’kanë besë, BE-ja të përmbahet nga deklaratat nxitëse
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 08 December 2019
Bashkimi Evropian ka përsëritur qëndrimin se nuk ka vend për t’i mohuar apo për t’i relativizuar ngjarjet në Reçak të vitit 1999, dhe se mohimi dhe revizionizmi shkojnë kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Këtë qëndrim të BE-së, nëpërmjet një emaili, e ka shpërndarë Ana Pisonero, zëdhënësja e re e Komisionit Evropian për çështje të fqinjësisë dhe zgjerimit. Por nga përmbajtja shihet se ky është qëndrim i përgatitur mirë nga shërbimet e Komisionit Evropian, sepse i njëjti qëndrim është dhënë edhe në muajin prill të këtij viti.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për t’i komentuar deklaratat fyese që ka dhënë presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, i cili e ka quajtur trillim masakrën e Reçakut, zëdhënësja e BE-së për Zgjerim ka shkruar:
“U takon gjykatave të gjykojnë nëse deklaratat e caktuara paraqesin vepra penale. Dënimet duhet të jenë proporcionale dhe të marrin parasysh të gjitha elementet e rastit. Autoritetet duhet të punojnë në mënyrë të sinqertë në vlerësimin e së kaluarës në shenjë respekti për viktimat. Një gjë është e qartë, nuk ka vend për mohimin apo relativizimin e ngjarjeve që ndodhën në Reçak në Kosovë, në janar të vitit 1999. Mohimi apo revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe janë në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të raporteve”, thuhet në përgjigjen që kjo zëdhënëse u ka dërguar mediave.
E kjo deklaratë e BE-së nuk u ka pëlqyer zyrtarëve shtetërorë serbë. Ministri serb i Mbrojtjes, Alleksandar Vullin, siç raportojnë mediat në Serbi, i ka bërë thirrje BE-së që të përmbahet nga, siç tha ai, “deklaratat nxitëse e ndezëse” rreth çështjes së masakrës së Reçakut.
“Si një organizatë që nuk është kompetente për të dhënë gjykime juridike dhe konkluzione historike, BE-ja do të ndihmonte shumë pajtimin dhe paqen në rajon nëse autoritetet dhe zyrtarët e saj do të përmbaheshin nga shpërndarja në publik e pikëpamjeve që mund të jenë nxitëse”, tha Vullini pas reagimit të BE-së në lidhje me mohimin e masakrës së Reçakut nga ana e zyrtarëve shtetërorë serbë, transmeton Koha.net.
Ai thotë se “autoritetet e BE-së do të duhej të punonin në atë që e kaluara të vlerësohet në mënyrë të drejtë dhe të tillë çfarë është, duke respektuar viktimat”.
Tutje, Vullini tha se, me dialogun e zhvilluar me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, “shiptarët” (Vullini përdor termin e këtillë me vështrimin përbuzës në vend allbanac në gjuhën e tyre – v.j) janë larguar nga pavarësia.
“Shiptarët e dinë se dialogu me Vuçiqin i ka larguar ata nga pavarësia aq sa i kishte afruar dialogu me Jeremiqin. Për atë, kërkesa e tyre e vetme është që serbët t’i prezantojë dikush që nuk do të përfaqësojë Serbinë, por veten e tij/saj”, tha ai, pas deklaratës së Albin Kurtit se nuk e do Vuçiqin në tavolinën e negociatave.
Ai tha se “askujt s’i intereson se çfarë dëshirojnë shiptarët”, ndërsa shtoi se “shiptarët s’kanë besë, por a ka BE-ja?”.
“Vuçiqi është i vetmi që mund të flasë jo vetëm në emër të Serbisë, por në emër të të gjithë serbëve dhe këtë e di edhe Kurti, për atë ik nga ai. Nuk është me rëndësi çfarë duan shiptarët, askujt s’i intereson kjo, por na intereson se a do ta mbajë Bashkimi Evropian fjalën e tij dhe të zbatojë sa më parë marrëveshjen e Brukselit për çka ka garantuar, e më pas të heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë qendrore e të BeH-së. Shiptarët nuk kanë besë, por a ka BE-ja”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Alleksandar Vullin.
Të tjera
-
Alarm në Gjermani, një bom*ë 500 kilogramëshe gjendet në afër të “Mewa Arena”
Pavarësisht se Lufta e II Botërore është mbyllur në vitin 1945, nuk janë të p...
-
Djali i shoferit të Pal Lekajt i dehur god*t një këmbësore në Gjakovë, voziste pa patentë shofer
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Jo rrallë...
-
Burri nga Ferizaj largohet nga shtëpia me para, veturë dhe dokumente, gruaja e paraqet në polici
Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dh...
-
Lajçak deklarohet për takimin e sotëm, thotë se ka paraqitur një ‘dokument kompromisi’ për dinarin
I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, k...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...