Lajme

Masakra e Mançesterit mund të parandalohej

Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 29 May 2017

Agjensia britanike e Inteligjencës, MI5-ta, do të nisë një hetim për mënyrën se janë trajtuar paralajmërimet e publikut, se kamikazi i Mançesterit, Salman Abedi, ishte një kërcënim terrorist .

Zyrtarët  kanë pranuar se shërbimi i sigurisë do të shqyrtojë se çfarë supozimesh janë bërë rreth 22-vjeçarit përpara sulmit të së hënës së kaluar.

Mediat britanike kanë zbuluar se shërbimet ishin paralajëmëruar  për pikëpamjet e tij ekstremiste plot pesë herë.

-Advertisement-

Agjencia për luftën kundër terrorizmit është duke u përballur me një sërë kritikash, pasi është zbuluar se Salman Abedi u kishte thënë miqve të tij se “nuk ka asgjë të keqe të jesh kamikaz”, deklaratë kjo që ishte raportuar përmes linjës telefonike tek agjencia qeveritare kundër terrorizmit.

Burime për “The Telegraph” kanë bërë të ditur se autoritetet ishin paralajmëruar të paktën pesë herë, për Abedin gjatë pesë viteve të fundit.

Autoritetet gjithashtu ishin në dijeni se babai i Abedi ishte i lidhur me grupe të njohura radikale islamike në Libi, si dhe faktin që Abedi kishte lidhje me disa xhihadistë në Britani që janë të afërt me organizatën terroriste Shteti Islamik

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera