Lajme

Masakër në një burg të Venezuelës, 37 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 17 August 2017

Të paktën 37 persona janë vrarë gjatë një trazire në një burg në jug të Venezuelës, thonë prokurorët.

Forcat speciale të ministrisë së brendshme u dërguan për të rifituar kontrollin e burgut në Puerto Ayacucho, kryeqytetin e shtetit të Amazonas.Dëshmitarët raportuan  për të shtëna për disa orë rresht dhe guvernatori i shtetit Liborio Guarulla e quajti atë një “masakër”.

Prokurorët thanë se 14 zyrtarë u plagosën gjatë dhunës. Dy grupe të monitorimit të burgjeve, “Dritare për lirinë” dhe “Observatori i Burgjeve të Venezuelës” thanë se 37 të vdekurit ishin të gjithë të burgosur.

-Advertisement-

Brenda burgut ndodheshin 105 persona në kohën kur ndodhi trazira. Shumë burgje venezueliane kanë mungesë të stafit dhe fakt janë të drejtuara nga bandat e të burgosurve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera