Lajme

Masakër me 18 të vrarë në një lokal nate (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 28 January 2018

Një masakër me të paktën 18 të vrarë dhe 12 të plagosur ka ndodhur në një lokal nate të Brazilit, shumë prej të cilëve të rinj të cilët kishin dalë për t’u argëtuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të së dielës. Persona të maskuar dhe të armatosur bastisën në një lokal në Cajazeiras, në verilindje të Brazilit.

-Advertisement-

Sipas policisë, masakra ishte rezultati i një përplasje mes dy bandave kriminale.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike The Sun, dy bandat rivale u përplasën me njëra-tjetrën jashtë lokalit të natës Forro Gago, që ishte i o, që ishte i mbushur me të rinj të pafajshëm, të cilët ishin klientë në këtë ambient.

Policia konãrmoi se 16 persona u vranë në vendin e ngjarjes.

Pjesa më e madhe e viktimave janë vajza të reja të moshës 16-24 vjeç, në atë që po konsiderohet si masakra më e madhe e ndodhur ndonjëherë më parë në këtë qytet. Imazhet e policisë tregojnë skena të tmerrshme, me trupa të shpërndarë në të gjithë ambientet e lokalit, e të tjerë në hyrje dhe jashtë tij.

Një zyrtar i policisë braziliane tha se një grup i armatosur kishte shkuar me 3 makina. Ata ishin futur në lokal dhe kishin nisur të shtinin me armë në drejtim të viktimave.

“Ata nuk kishin asnjë shans për t’u vetëmbrojtur, pasi u kapën në befasi”, tha oficeri i policisë.

Sipas dëshmitarëve, shumë prej atyre që humbën jetën nuk kishin lidhje me anëtarët e bandës kriminale, që ishte dhe objektivi i autorëve, por të rinj që kishin dalë për t’u argëtuar. Të shtënat nisën rreth mesnatës dhe e gjithë ngjarja zgjati rreth 30 minuta.

Detektivët thanë se për ngjarjen është ngritur një task-force./tvklan.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera