Lajme

Masa të reja për keqpërdoruesit e detyrës zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 30 June 2018

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka dhënë detaje se çfarë do të ndodh me projektligjin e ri që do të ndihmojë për parandalimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ai foli mbi projektligjin e ri të cilin e ka propozuar në Kuvendin e Kosovës, që do të ndihmonte për parandalimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Tahiri bëri të ditur se sipas projektligjit, në momentin e ngritjes së aktakuzës për personin zyrtar, personi në fjalë do të suspendohet nga puna, qofshin ata zyrtarë të ulët apo të lartë, shkruan rtv21.tv.

-Advertisement-

Ndërsa në momentin kur personi zyrtar dënohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, t’i ndalohet nga 1 deri në 10 vite ushtrimi i veprimtarisë së tij në institucione publike, varësisht nga vendimi i gjykatës.

Cak i këtij projektligji sipas ministrit janë të gjithë njerëzit të cilët policia dhe prokuroria i heton se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas Tahirit kur një person keqpërdor edhe për 500 euro pozitën e tij zyrtare, nga ai moment do të rishikohet pasuria e tij për 10 vitet e fundit, për të kuptuar mënyrën se si e ka fituar ai pasurinë e tij, dhe se a mund ta dëshmojë ai se e ka fituar në mënyrë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera