Lajme

Masa të reja antiCOVID edhe në Gjykata, kështu do të mbahen seancat

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 06 April 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e Trupës Menaxhuese të Gjykatës Themelore në Prishtinë për menaxhimin e situates kundër virusit COVID 19.

Sipas këtij njoftimi seancat do të mbahen pa publik dhe do ët reduktohet edhe stafi administrativ.

Po ashtu do të pezullohet edhe aktiviteti i praktikantëve vullnetarë në Gjykatë, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

A pati efekte anësore vaksina? Flet infektologu i parë në Kosovë që u vaksinua kundër COVID-19

Njoftimi:

Mbahet takimi i Trupës  Menaxhuese të Gjykatës Themelore në Prishtinë për menaxhimin e situates kundër virusit COVID 19

Takimi është realizuar me qëllim të shqyrtimit të situatës pandemike në gjykatë dhe hapat që duhet ndërmarrë në respektim të  Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 05.04.2021 për masat e reja kundër virusit Covid 19.

Në këtë takim u analizua situata aktuale në gjykatë dhe u vendos që:

  • Seancat gjyqësore do të mbahen sipas planit të paracaktuar pa prezencën e publikut,
  • Reduktohet stafi administrativ deri në masën sa nuk pengohet ecuria e mbajtjes së seancave gjyqësore,
  • Pezullohet aktiviteti i praktikantëve vullnetarë në gjykatë,
  • Të respektohen në mënyrë strikte masat mbrojtëse, bartja e maskave në mënyrën e duhur dhe distanca fizike nga stafi i gjykatës dhe palët.
  • Matja e temperaturës për secilin palë që frekuenton gjykatën.

Këto masa janë ndërmarrë mbështetur në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 05.04.2021 dhe do të jenë në fuqi deri më datën 18.04.2021”, thuhet në njoftim.

Të hënën qeveria e Kosoës mori masa te reja për parandalimin e përhapjes së virusit në nivel vendi, ndër të cilat ishte edhe puna në institucionet publike me staf administrativ të reduktuar./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera