Masa më të rrepta për ata që shkojnë nga Kosova në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 24 January 2021
Gjermania i ka shtuar kontrollet kufitare nga sot pasi të premten ka përcaktuar një grup të ri me më shumë se njëzet vende të konsideruara me “rrezikshmëri të lartë”, përfshirë Kosovën, për të cilën parashihen kufizime më të rrepta për të hyrë në territorin gjerman. Udhëtarët nga vendet që kanë shënuar më shumë se 200 raste të reja për 100,000 banorë mund të hyjnë në Gjermani vetëm nëse paraqesin një test negativ PCR, shkruan agjencia spanjolle e lajmeve, EFE, transmeton Express.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, policia kontrollon sistematikisht në aeroporte dhe porte që udhëtarët ta kenë testin negativ me vete, ndërsa në kufijtë tokësorë drejt anëtarëve të tjerë të Bashkimit Evropian ku nuk ka kontrolle kufitare, kryhen inspektime të rastit.
Kështu, në aeroportin e Frankfurtit, një nga qendrat kryesore të trafikut ajror në Evropë, kryesisht kryhen kontrolle për deklaratën me shkrim të hyrjes në vend dhe testin negativ.
Këto inspektime, të cilat kryhen direkt në aeroplan, do të ndikojnë parashikueshëm në 17 fluturime nga pesë vende për në këtë aeroport këtë të dielë, shkruan gazeta “Welt”.
Gjithashtu në aeroportin e Mynihut policia ka rritur praninë e tyre me të njëjtin qëllim.
Në grupin e shteteve që preken nga këto masa, përveç Kosovës, hyjnë edhe Shqipëria, Andorra, Bolivia, Bosnja, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara, Estonia, Irani, Izraeli, Kolumbia, Letonia, Libani, Lituania, Maqedonia e Veriut, Meksika, Mali i Zi, Panamaja, Portugalia, Republika Çeke, Serbia dhe Palestina.
Autoritetet shëndetësore gjermane raportuan së fundmi 12,257 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa u regjistruan 349 vdekje, sipas të dhënave nga virologjia e Institutit Robert Koch.
Të tjera
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...