Sport

Martial pranë vazhdimit të kontratës me United

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 21 January 2019

Sulmuesi francez është bindur të qëndrojë në Old Trafford.

Atmosfera te Manchester United ka ndryshuar krejtësisht me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer në krye të bankinës së “Djajve të Kuq”, shkruan KosovaPress.

Shtatë fitore radhazi, gjashtë prej të cilave në kampionat, kanë bërë që klubi anglez të aspirojë sërish për objektiva madhorë, ashtu siç ka bërë për dekada me radhë.

-Advertisement-

Sipas medies franceze “TF1”, drejtuesit e klubit kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës së sulmuesit francez Anthony Martial.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe ofertat nga klubet e tjera kanë qenë të shumta, por siç duket largimi i Jose Mourinhos ka qenë e vetmja gjë që ndalonte rinovimin midis francezit dhe klubit.

Nuk duhet harruar se Martial dhe Mourinho kanë pasur një raport shumë të keq dhe tani ardhja e Solskajer ka ndryshuar situatën në klub.

Në ditët në vijim pritet që të zyrtarizohet marrëveshja e re për nënshkrimin e marrëveshjes së re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera