Lajme

Marsi, muaji i mbushur me ngjarje të rëndësishme për Kosovën – nga Lajçaki deri tek Qeveria e Re

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 26 February 2021

Muaji mars pritet të jetë i mbushur me ngjarje të rëndësishme për Kosovën.

Fillimisht me 1 mars Kosovën do ta vizitoj i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, transmeton Indeksonline.

Ai do të bisedoj me aktorët politik në Kosovë në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

-Advertisement-

Pastaj, me 14 mars pritet që të mbahet Kuvendi i LDK-së, ku do të caktohet kryetari i ri dhe kryesia e re.

Ndërsa, për muajin mars është paralajmëruar se do të vjen kontingjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit.

Po ashtu pritet që gjatë muajit mars pritet që të krijohet qeveria e re, që ka dal nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera