Lajme

Marshohet në Tiranë për vrasjen e tetëvjeçarit, merr pjesë edhe kryetarja e Kuvendit

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 19 Nëntor 2021

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot në mëngjes dhe kanë nisur një marshim nga Sheshi Nënë Tereza si homazh për vrasjen e vogëlushit tetëvjeçar, Mateo Vasiu nga 38 vjeçari Klodian Çalameni.

Marshimit i është bashkuar edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila tha se kërkesa e familjarëve dhe të afërmve për rikthimin e dënimit me vdekje nuk është një vendimmarrje që mund të merret nën ndikimin e emocioneve të forta që ka shkaktuar ngjarja.

Kujtojmë se familjarët e vogëlushit kanë nisur që dje nënshkrimin e një peticioni përmes të cilit, synojnë dënimin me vdekje të 38 vjeçarit. Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy