Lajme

Marsh në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 10 December 2019

Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë, për të tretin vit me radhë vazhdon me iniciativën e përbashkët për shënimin e 10-dhjetorit, të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Me këtë rast, mbahet marshi me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, i cili ka për qëllim dërgimin e një mesazhi për angazhim më të shtuar, gjithëpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për mbrojtjen e së drejtës për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.

Marshi “Çohu për të Drejtat e Njeriut”, më 10 dhjetor 2019, fillon prej orës 12:00, nga sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përmbyllet me nga një fjalim rasti nga Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, dhe nga nga shoqëria civile.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera