Opinione

Marrveshja e demerkacionit e vitit 2015 temë e pa zgjidhur edhe në vitin 2018

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 15 February 2018

Me 25 gusht 2015 Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar në Vjenë marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes dy shteteve.

Marrëveshja ishte nënshkruar atë kohë nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa nga pala malazeze kishin nënshkruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Igor Llukshic, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjevic.

Presidenti Hashim Thaçi, atë kohë ministër i Punëve të Jashtme pati thënë se marrëveshja është në “përputhje të plotë me Kushtetutën e vitit 1974, Dokumentin e Presidentit Martti Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën, për Malin e Zi por edhe për tërë rajonin, që dëshmon se rajoni ka hyrë në një periudhë të bashkëpunimit dhe po ecën sigurt në rrugën e integrimeve euro-atlantike”.

-Advertisement-

Në nenin e nëntë thuhet se “Mosmarrëveshjet eventuale lidhur me interpretimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshjeje zgjidhen nga qeveritë e palëve, në rrugën diplomatike”.
Që nenkupton me patujshmeri të plot të dy qeverive se si të pajtohen ne marrveshje rreth demerkacionit.

Ndërsa përdallim të opozitës ne Mal të Zi ne Kosovë shfaqen paknaqsi rreth kësaj marrveshje.Edhe pse neni nëntë e len të hapur rrugen për ndonjë korigjim eventual.
Ndërsa zyrtarë nga Mali i Zi thënë se janë të gatshëm që çështja e Demarkacionit të rinegociohej edhe njëherë, ani pse do të prodhonte rezultate të njëjta.

“Por se për këtë çështje që po kërkohet sidomos nga opozita kosovare, Podgorica zyrtare nuk sheh ndonjë qëllim direkt,se është çeshtje e mbrendshme e partive atje dhe se kjo do të jetë në fund të fundit humbje e kohës dhe energjisë që do kishte rezultatin e njëjtë”, kishte thënë, në Prishtinë, ish-shefi i diplomacisë malazeze, Milorad Vlahovic.

Ndërsa sot ne Kosovë ndodhet për një vizit kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq dhe jemi ne vitin 2018 dhe ende çeshtja e demerkacionit temë e pa zgjidhur Kosova e izoluar.

Shkruan:Hysni Gashi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera