Marrin pagesën shtesë mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës
Autori: Islam Morina 17:16 | 30 November 2020
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka bërë me dije se sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për punonjësit shëndetësor, raporton Gazeta inFokus.
Ai ka bërë me dije se mjekët kanë marrë nga 250 euro shtesë për muajt shtator dhe tetor, infermeierët nga 150 euro shtesë për muajt shtator dhe tetor, kurse punonjësit teknik kanë marrë nga 100 euro dhe pagesa u është bërë për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.
Postimi i tij i plotë:
“Të nderuar mjekë, infermierë dhe staf mbështetës,
Kam kënaqësinë t’ju informoj se janë ekzekutuar pagesat shtesë për të punësuarit në institucionet publike shëndetësore, në tre nivelet e kujdesit shëndetësor: primar, sekondar dhe terciar, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas obligimeve nga Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.
Për mjekët shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.
Shpreh falënderimin ndaj Kryeministrit Hoti dhe Qeverisë për trajtimin me prioritet të kësaj çështjeje, njëherësh shpreh respektin e thellë për punën tuaj në shërbim pacientëve dhe do të vazhdoj t’ju mbështes dhe krijojë mundësi për punë sa më efektive!”, ka shkruar Zemaj./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi futet në politikë, aderon sot në VV
Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Koso...
-
Makroni ia kthen letrën Erdoganit, e nis me këto fjalë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia ka kthyer letrën homologut të tij t...
-
Kuçi: Arroganca e Kurtit sapo ka filluar, ja pse e refuzoi ftesën për debat
Natyra Kuçi nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pasi kandidati për k...
-
Nisma shkarkon zyrtarin e saj: Bëri pazare politike
Pas njoftimit se ish-kryetari i degës së Nisma-s, Sami Hajdaraj i është bashk...
-
Geci: Familja e Fahredin Spahijës me traditë atdhetare e patriotike shqiptare, kërkon nga qytetarët ta votojnë për deputet
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci sot ka zhvilluar një takim me kandidatin për...
-
“Ramizi e çoi Thaçin në Hagë për zhdukjen e Hallaqit”, Lladrovci i reagon Kajtazit – ja çka e paralajmëron
Ramiz LladrovciLladrovci paralajmëron padi ndaj Kajtazit Kryetari i Komunë...
-
Vuçiqi del i gëzuar në aeroport për t’i pritur 1 milion doza të vaksinës kineze
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, të shtunën doli në aeroport për ta pr...
-
Selmanaj: Në 30 vjet aktivitet, rrëzimi i Kurtit vendimi më i mirë, nominimi i Osmanit eksperimenti më i keq
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zëvendëskryeministri në detyrë, ...
-
Protestë në Serbi shkaku i Kosovës, kërkohet shkarkimi i Kostiq
Në Serbi s’kanë të ndalur veprimet dhe kritikat kundër kreut të Akademisë, Vl...
-
Labinot Tahiri tregon se a do të kandidojë për deputet
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka njoftuar se nuk do të j...
-
Rruga e tmerrit për në Brezovicë
Mbi 3 kilometra qytetarët duhet të ecin në këmbë për të arritur në qendrën tu...
-
Osmani uron kryetarin e ri të CDU’së: Kam besim se do të vazhdojë trashëgiminë e Angela Merkel
U.d së presidentit Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të CDU’së, Armin Lasc...