Marrin fund ditët e vjeshtës, java nis me reshje dëbore
Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 26 November 2021
Mot i butë dhe ndryshueshëm në fundjavë, me vranësira, diell e riga lokale shiu. Nga e hëna mbrëma më ftohtë dhe priten reshje bore edhe në vise të ulëta.
Sipas Prishtina Weather pas reshjeve të shiut që ranë ditën e sotme, e në vise më malore edhe bore, në fundjavë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, por i butë, edhe me vranësira të shtunën, e intervale me diell ditën e diel. Vende-vende me mundësi për riga lokale shiu, por kryesisht nga perëndimi i vendit.
Të dielën mbrëma reshjet e shiut shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, që vazhdojnë mëngjesin e së hënës. Në mbrëmjen e ditës së hënë sërish priten mundësi për të reshura shiu, por me rënie të temperaturës do të shndërrohen në reshje bore, që vazhdojnë edhe mëngjesin e së martës, ku më pas pushojnë gjatë ditës.
Qarkullimi më i mirë ajror, me motin dinamik që parashihet në fundjavë, mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe mesatare. Vetëm në raste kur do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, koncentrimet e ndotësve ajror do jenë në rritje, e indeksi vende-vende mund të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
27.11 – Kryesisht me vranësira dhe jo aq ftohtë. Mundësi për riga lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.
28.11 – Butë me vranësira e intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu. Deri në mbrëmje vranësirat shtohen, ku priten edhe të reshura shiu.
29.11 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen në borë.
30.11 – Ftohtë, në mëngjes vazhdojnë vende-vende reshjet e borës. Ditën vranësirat shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.
1.12 – Vranësira dhe diell. Në mëngjes shumë ftohtë e me ngrica.
Temperaturat minimale në fundjavë luhaten nga 4C deri 6C, e ditën e martë e mërkurë zbresin në -1C dhe -3C. Ndërkaq temperaturat maksimalet në fundjavë shënojnë rritje deri në 13C, e të martën zbresin deri në 2C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu 5-12m/s, e nga e hëna mbrëma ndryshon kahjen nga veriu.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë.
Të tjera
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...
-
Macron bën thirrje për rritje të mbrojtjes: Evropa mund të vdesë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, bëri thirrje të enjten për mbrojtje më...
-
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Kryetari AAK-së, Ramusha Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pë...
-
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i vendit, Albin Kurti të mërkurën në Gjermani është takuar me nd...
-
Bruksel: Kërkohet takim trilateral Kosovë-BE-Serbi
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili ishte...
-
Gjermania e kërkon Asociacionin, zbatimi i vendimit për Manastirin s’mjafton për finalen në Këshill të Evropës
batimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpe...
-
Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave
Agjencia e Regjistrimit Civil sot ka marrë vendim që në të gjitha Qendrat për...
-
Tahiri: Raporti i DASh-it për Kosovën është letërnjoftimi i kësaj qeverie
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, duke komentuar rapor...
-
S’futet në rend dite propozimi i PDK-së për debat në lidhje me të gjeturat e DASh-it
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit ...
-
U vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj tre të dyshuarve për su*min në Banjskë
Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Gjykata Themelore ua ka vazhdu...
-
Në seancë të mbyllur nis dëshminë dëshmitari i 57-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Nis seanca, PDK kërkon debat parlamentar në lidhje me të gjeturat e raportit të DASh-it
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar në emër të p...