Marrëveshjet në fushën e bujqësisë që u nënshkruan sot në mbledhjen e përbashkët
Autori: Gazeta inFokus
14:00 | 26 November 2021
Dy qeveritë shqiptare sot kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët, në Elbasan të Shqipërisë, ku janë nënshkruar gjashtëmbëdhjetë marrëveshje bashkëpunimi.
Një ndër marrëveshjet e nënshkruara është edhe ajo në fushën e bujqësisë.
Ministri Faton Peci dhe ministrja Frida Krifca, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në mes dy ministrive të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në njoftimin e MBPZH-së së Kosovës bëhet e ditur se ministri peci ka deklaruar se me nënshkrimin e këtin Memorandumi do të intensifikohet bashkëpunimi në fushën e bujqësisë në mes të dyja shteteve.
”Do të bashkëpunojmë në përafrimin e Politikave të Përbashkëta Bujqësore, në shkëmbimin e informatave dhe përvojave në zhvillimin e sistemeve operacionale të zbatimit për përdorimin e fondeve të para anëtarësimit të BE–së dhe fondet për zhvillim rural të pas–anëtarësimit, si dhe në Zhvillimin e Sistemit të Gjithmbarshëm të Kontrollit dhe Administratës së Integruar. Krahas kësaj, përmes këtij memorandumi do të angazhohemi për lehtësimin e shkëmbimeve tregtare duke hequr tarifat e kontrollit për import – eksportet, dhe angazhimin për mos rritjen e tarifave të tjera në të ardhmen”, ka theksuar Ministri Peci. Ndër tjerash, ai potencoi se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve do të orientohet edhe në fushën e agroturizimit, blegtorisë, vreshtarisë dhe verëtarisë”, ka deklaruar Peci.
Në anën tjetër, Ministrja Frida Krifca, ka deklaruar se me këtë Memorandum përcaktohet angazhimi për mbështetjen dhe inkurajimin e përbashkët në marrjen e masave të duhura në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit reciprok të dobishëm për të dyja palët.
“Me këtë Memorandum do të angazhohemi në shkëmbimin e përvojave në fushën e mbrojtjes së resurseve peshkore, në shkëmbimin e përvojave në procesin e integrimit evropian, në shkëmbimin e informatave teknike dhe ekspertëve në fushën e koordinimit të asistencës së jashtme, menaxhimit të procesit të Integrimit Evropian, ndërtimin dhe fuqizimin e strukturave të angazhuara në këto procese”, theksoi Krifca.
Po ashtu, ajo theksoi se krahas gjithë këtij bashkëpunimi, do të orientohen edhe në shkëmbimin e ekspertëve në lidhje me projekte mbi programet analitike, si dhe në shkëmbimin e përvojave rreth integrimit të gruas fermere, si dhe mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së saj në veprimtaritë e ndryshme bujqësore.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...

































