“Marrëveshjet ekonomike”, Kosova për 11 vite nuk ka dërguar mallra në Serbia sa kjo për 1 vit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 04 September 2020
Kosova dhe Serbia në Uashington pritet që të nënshkruajnë marrëveshje për thellim të bashkëpunimit ekonomik.
Kjo pas negociatave që filluan në Shtëpinë e Bardhë më 3 shtator, shkruan Gazeta Infokus.
Megjithatë, Serbia e Kosova janë shumë të pabarabarta në aspektin ekonomik.
Dallimi është aq i madh sa Kosova për 11 vite nuk ka dërguar mallra aq sa Serbia sjell në Kosova brenda një viti.
Prej vitit 2009 e deri në vitin 2019, Kosova mesatarisht çdo vit në Serbi ka dërguar mallra me vlerë prej 23 milionë euro, shkruan Gazeta Infokus.
Ndërsa, Serbia mesataren për 11 vite e ka 297 milionë.
Kosova përgjatë këtyre 11 viteve, më së shumti mallra në drejtim të Serbisë dërgoi në vitin 2017, ku ato mbërritën vlerën prej 48 milionëve.
Viti 2017 ishte më i suksesshmi edhe për Serbinë, por vlera është rreth 10 herë më e madhe, 450 milionë euro, shkruan Gazeta Infokus.
Në total, për 11 vite, prej 2009 e deri në 2019, Serbia në Kosovë ka sjellur mallra me vlerë prej 3 miliard e 272 milionë e 905 mijë euro.
Ndërsa Kosova për këto 11 vite ka dërguar mallra me vlerë prej 254 milion e 95 mijë euro.
Kujtojmë që viti më i dobët i Serbisë për tregti me Kosovën ishte 2019-ta, ku shkaku i taksës Serbia kishte sjellë në Kosovë mallra me vlerë prej 5 milionë e 784 mijë euro./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...