Lajme

Marrëveshje mes Kosovës e Kroacisë për të drejtën në pension

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 26 May 2017

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar nismën për marrëveshjen për bashkëpunim për realizimin e të drejtës në pension mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe asaj të Kroacisë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi tha se kjo marrëveshje konsiderohet si obligim ligjor dhe moral ndaj qytetarëve të këtyre dy shteteve që kanë punuar në dy vende, shkruan arbresh.info.

“Deri më tani qytetarët nuk kanë arritur t’i gazojnë pensionet si pasojë e një marrëveshjeje të tillë. Me këtë marrëveshje qytetarëve kosovarë që kanë punuar atje pas moshës së pensionimit do t’ju mundësohet të marrin pensionet në Kosovë dhe për stazhin e punës”, tha ai./Arbresh.info.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera