Lajme

“Marrëveshje më 2023, njohja në tryezë pas 10 vjetësh” çfarë thotë Brukseli për “kornizën” e re

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 18 September 2022

Bashkimi Evropian nuk ka  komentuar të dielën rreth raportimeve se Kosovës e Serbisë u është prezantuar një kornizë e re e bisedimeve. Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për Çështje të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë ka thënë nuk komentojnë rreth kësaj cështjeje.

“Si rregull i përgjithshëm dhe si çështje e parimit, ne nuk komentojmë dokumentet e pretenduara të raportuara nga mediat, as sa i përket autenticitetit e as përmbajtjes”, ka thënë Stano për Koha’n.

Albanian Post ka publikuar një dokument ku thuhet se emisarët europianë tashmë kanë prezantuar një dokument në Prishtinë e Beograd me të cilin palëve u kërkohet që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve në vitin e ardhshëm. Njohja nuk do të përfshihej në këtë marrëveshje, ajo do të trajtohej kur të vijë koha e anëtarësimit në BE.

-Advertisement-

Kosova dhe Serbia dialogojnë më shumë se 10 vjet. Por pak progres ka pasur në normalizimin e marrëdhënieve.

Shumë marrëveshje të Brukselit nuk janë respektuar nga Beogradi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera