Lajme

Marrëveshja VV-LDK “ende larg”

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 14 December 2019

Krijimi i një qeverie përmes një marrëveshje te LDK-së dhe LVV-së si duket është ende larg.

Kështu bëjnë të ditur burimet e Koha.net brenda LDK-së, shkruan Gazeta inFokus.

“Jemi larg [arritjes së marrëveshjes]. S’ka ndonjë përafrim aktualisht”, ka thënë ky burim, i afërt me procesin negociator.

-Advertisement-

Takimi ndërmjet krerëve të LDK-së dhe LVV-së ka filluar që më shumë se një orë.

Megjithatë, burimi shprehet skeptik se ky takim do të prodhojë ndonjë rezultat pozitiv, duke mos treguar se ku qëndrojnë ndasitë mes tyre, ndonëse çështja e postit të Presidentit dihet tash e sa kohë që është ajo që ka prolonguar arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera