Lajme

Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 22 May 2022

Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipërisë me shumë gjasa do të digjet, pasi kanë mbetur edhe pak orë nga afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave.

Konferenca e Kryetarëve e mbledhur të martën e kaluar vendosi që sot deri në orën 16:00 kandidatët me 20 firma deputetësh të depozitoheshin në Kryesinë e Kuvendit dhe më tej nesër do të mblidhet Komisioni i Ligjeve fillimisht paradite që të shqyrtojë emrat dhe pasdite kuvendi për votim.

Negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit mes maxhorancës dhe opozitës janë ndërprerë, pasi kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj tha se PS ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus. I njëjti pretendim vjen dhe nga ana e PS.

-Advertisement-

Kurse, PD thotë se PS u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin sipas tyre vetë Balla ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Sipas PD, PS u tërhoq nga pakti pasi pa emrat e kandidatëve për President, të cilët nuk mund t’i “joshte”.

Ndërkaq Kuvendi nesër do të zhvillojë seancën plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri./Abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera