Lajme

Marrëveshja për targat me Serbinë, javën e ardhshme takohen grupet punuese

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 01 April 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian ka treguar se të enjten e ardhshme do të takohen grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë.

Në atë takim do të diskutohet për Marrëveshjen për Targa dhe se me 20 p-rill do të ketë një takim të dytë në mënyrë që të arrihet marrëveshja për këtë çështje.

Bislimi nuk ka thënë shumë detaje nga ky proces i bisedimeve po pasi ka thënë se bisedat po zhvillohen në mirëbesim por që pala kosovare ka përgatitur qëndrimin e saj.

-Advertisement-

“Të ejten e ardhme kemi me u taku grupi punues i Kosovës dhe i Serbisë për me diskutu për marrëveshjen për targa20 prill është takimi i ardhëm me 21 prill duhet me dal raporti final a kemi zgjidhje apo0 jo, pala jonë është duke diskutua në mirëbesim”, ka thënë Bislimi.Më 30 nëntor 2021, Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (PSBE) për Dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak përmes një postimi në twitter kishte thënë se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së targave të veturave.Ndërsa nga 4 tetori, ka filluar përdorimi i stikerave/afisheve në vetura.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera