Lajme

Marrëveshja për targa, Petkoviq: Kurti pranoi gjithçka që kishte refuzuar më parë

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 24 November 2022

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq e ka quajtur “fitore” të Serbisë marrëveshjen për targa të arritur mbrëmë në Bruksel.

Sipas Petkoviq, kjo tregon se nuk do të ketë politikë ndëshkuese ndaj serbëve që vozisin vetura me targa ilegale si dhe thotë ai kjo tregon edhe se “Kurti ka pranuar gjithçka që ka refuzuar ditët e kaluara”.

“Me këtë marrëveshje, duke filluar nga ora tetë, nuk ka gjoba prej 150 eurosh nga Albin Kurti dhe nuk ka politikë ndëshkuese në të gjitha fazat e tjera që kanë qenë pjesë e vendimit të Albin Kurtit lidhur me procesin e riregjistrimit. ME këtë marrëveshje, ne e ruajtëm paqen dhe arritëm të ruajmë popullin tonë në Kosovë”, tha Petkoviq.

-Advertisement-

Mbrëmë u arrit marrëveshja për targa pas diskutimeve gjashtë-orëshe mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.

Sipas kësaj marrëveshje Kosova heqë dorë nga zbatimi i masave për veturat me targa ilegale, derisa Serbia zotohet se nuk do të prodhojë më të reja.

Po ashtu, sipas marrëveshjes palët në ditët në vijim do të ftohen në Bruksel që të diskutojnë hapat e ardhshëm rreth propozimit franko-gjerman për normalizim të marrëdhënieve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera