Lajme

Marrëveshja PDK-LDK arrihet javën tjetër, kështu ndahen Ministritë

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 01 October 2020

Java e ardhshme pritet të jep rezultatet konkrete në koalicionin LDK-PDK.

Sipas burimeve të sigurta të Front Online brenda LDK-së, së fundi janë përfaruar mundësitë që në koalicionin qeverisës të futet edhe PDK-ja, kjo pasi që së fundi edhe vet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi që i kanë hequr vijat e kuqe për këtë parti.

Sipas këtij burimi të Front Online, koalicioni pritet të finalizohet javën e ardhshme.

-Advertisement-

PDK-ja pritet ta marrë postin e Presidentit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë derisa negociatat janë duke vazhduar edhe për Ministrisë e Shëndetësisë.

“Po, së fundi Isa Mustafa dhe Kadri Veseli i kanë shpeshtuar takimet, koalicioni do të ndodhë më së largu në fund të javës së ardhshme. PDK-ja pritet ta marrë postin e Presidentit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë derisa negociatat janë duke vazhduar edhe për Ministrisë e Shëndetësisë”, ka thënë ky burim për Front Online.

Por, marrëveshja nuk është finalizuar ende, për shkak të disa pakënaqësive në koalicion rreth postit të Presidentit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera